Sulmet kibernetike, sipas ekspertëve më në zë në botë, janë aktualisht rreziku më i madh për sistemet financiare. Askush, individ apo institucion, dhe askund në planet  nuk është i përjashtuar nga rreziku i një sulmi kibernetik.

 

Kuptohet përse edhe ne, edhe qeveria e Shqipërisë ka arsye të marrë masa për t’i bërë ballë çdo sulmi.

 

Arben Malaj, ish ministër i Ekonomisë dhe Financave në një lidhje live për Vizion Plus tha se sulmet kibernetike janë të pranishme në një kohë kur dixhitalizimi është mjaft i zhvilluar.

 

Ai tha se mbështetja që mund të ofrojnë partnerët ndërkombëtarë, SHBA-BE do të sjellë stabilizim të situatës.

 

Ne jetojmë në një botë që po bëhet dixhitale dhe shërbimet online janë të përditshme. Në këtë aspekt, ka sjellë një risk potencial. Ka kohë që po diskutohet për sigurinë kibernetike.

 

Pas sinjaleve të para u bënë tre veprime të shpejta. Së pari, ndihma që do i jap SHBA-BE, anëtarësimi në NATO dhe e treta do vijë një kompani amerikane që do asistojë në Shqipëri.

 

Ne duhet të familjarizohemi me këtë. Nëse dëgjojmë që ka një sulm kibernetik nuk duhet të bëjmë sikur u bë hataja” .

 

Sipas Malajt, sistemet bankare kudo në botë janë të ekspozuara ndaj sulmeve kibernetike, të cilat mund të vijnë për çështje politike apo një test i studentëve për të parë njohuritë e tyre.

 

Sistemet bankare kudo janë të ekspozuara. Mund të vijë për çështje politike apo edhe një test i studentëve për të parë aftësitë e tyre.  Banka qëndrore dhe Banka tregëtare e kanë mundësinë që të paraprijnë çdo sulm kibernetik. Ne duhet të parandalojmë sulmet kibernetike dhe kjo arrihet përmes asistencës së SHBA-BE”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *