Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
15 April 2026
Vizion fokus

Von der Leyen: Gati aplikacioni për verifikimin e moshës...

VIDEO/ “Si në film”, kryeministri i Hungarisë “përballet” me...

Tjetër sulm me armë në një shkollë në Turqi,...

“Presim dy ditë të mrekullueshme”, Trump: Mund të përfundojë...

Bayern-Real, “magji” në Vizion Plus! Sonte superdueli i Ligës...

Hoqi organin e gabuar gjatë operacionit, kirurgu nga Florida...

Vuçiç shton investimet në ushtri: Situata ka ndryshuar për...

Mëngjesi i Vëllazërimit bashkon komunitetet fetare në lutje për...

Veliaj mungoi, shtyhet seanca në GJKKO ndaj kryebashkiakut të...

“Shqipëria 2030 në BE më shumë se një aspiratë”,...

Sulmet izraelite në Gaza vrasin 15 persona

20 Nëntor 12:21

Ekipet e shpëtimit thanë se të paktën 12 persona u vranë pas një sulmi izraelit në një shtëpi në zonën Jabalia në veri të Gazës gjatë ditës së sotme.

Ata thanë se fati i të paktën 10 personave nuk dihet ende ndërsa operacionet e shpëtimit vazhdojnë.

Sipas të njëjtave burime, një person tjetër ka mbetur i vrarë nga bombardimet nga mjetet e blinduara në një zonë aty pranë.

Në lagjen Shabra të qytetit të Gazës, agjencia palestineze e mbrojtjes civile tha se një sulm ajror izraelit shënjestroi një nga grupet e tij gjatë një operacioni shpëtimi, duke vrarë të paktën një anëtar dhe duke plagosur tre të tjerë.

Kjo vdekje e çoi në 87 numrin e pjesëtarëve të mbrojtjes civile të vrarë që nga 7 tetori 2023, sipas të njëjtit burim.

Nuk ka pasur asnjë koment të menjëhershëm nga pala izraelite për këto dy incidente.

Në Rafah, në jug të Rripit të Gazës, mjekët thanë se një burrë u vra dhe u plagosën disa njerëz të tjerë nga një sulm ajror izraelit në pjesën lindore të qytetit.

Banorët në Xhaballia, Beit Lahia dhe Beit Hanun, ku ushtria izraelite ka vepruar nga fillimi i muajit të kaluar, thanë se forcat izraelite rrënuan dhjetëra shtëpi në tri zonat, duke shtuar frikën se Izraeli po kërkon ta spastrojë këtë pjesë nga banorët për ta krijuar një zonë sigurie, diçka që Izraeli e mohon.

Izraeli ka thënë se ka dërguar forca në dy qytetet dhe kampin e refugjatëve për t’i luftuar militantët e Hamasit, grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Synimi, sipas Izraelit, është frenimi i sulmeve të tyre dhe parandalimi i rigrupimit të tyre.

Ushtria izraelite tha se ka vrarë qindra prej tyre që nga 5 tetori.

Krahët e armatosur të Hamasit dhe Xhihadit Islamik pretendojnë se kanë vrarë shumë ushtarë izraelitë gjatë të njëjtës periudhë.

Hussam Abu Safiya, drejtori i Spitalit Kamal Adwan, një nga tre institucionet mjekësore që funksionojnë me vështirësi në veri të enklavës, tha se spitali u sulmua nga ushtria izraelite të martën.

Gjatë një vizite në Rripin e Gazës të martën, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Hamasi nuk do ta qeverisë enklavën palestineze pasi lufta të ketë përfunduar dhe se Izraeli i ka shkatërruar aftësitë ushtarake të grupit islamik./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Gaza Izrael sulme të vrarë

Nga e njëjta kategori

Von der Leyen: Gati aplikacioni për verifikimin e moshës në rrjetet sociale

më shumë...

VIDEO/ “Si në film”, kryeministri i Hungarisë “përballet” me Viktor Orbán

më shumë...

Nis puna për “rregulloren”, PD kundër miratimit të ligjeve të integrimit me procedurë të përshpejtuar

më shumë...

Kanosën 30-vjeçarin dhe i kërkuan 30 000 euro, arrestohen 3 autorët në Vlorë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

4:01

Von der Leyen: Gati aplikacioni për verifikimin...

3:48

VIDEO/ “Si në film”, kryeministri i Hungarisë...

3:11

Nis puna për “rregulloren”, PD kundër miratimit...

3:04

Kanosën 30-vjeçarin dhe i kërkuan 30 000...

2:53

Sorensen sot në Kosovë për takim me...

1:53

Tjetër sulm me armë në një shkollë...

1:38

Mimoza Ahmeti bën rrëfimin e rrallë në...

1:18

“Presim dy ditë të mrekullueshme”, Trump: Mund...

12:29

Bayern-Real, “magji” në Vizion Plus! Sonte superdueli...

12:02

Pranga për zjarrin në pallat, arrestohen inxhinieri...

11:56

Kaosi me transportin urban, qytetarët vuajnë pasojat...

11:48

Ulet çmimi i naftës, Bordi i Transparencës...

11:31

Rama do dëshmojë për “Partizanin”, Gjykata pranon...

11:31

Hoqi organin e gabuar gjatë operacionit, kirurgu...

11:25

Vuçiç shton investimet në ushtri: Situata ka...

11:16

Mëngjesi i Vëllazërimit bashkon komunitetet fetare në...

10:54

Ishte kthyer në makth për qytetarët, arrestohet...

10:42

Veliaj mungoi, shtyhet seanca në GJKKO ndaj...

10:30

“Shqipëria 2030 në BE më shumë se...

10:27

Zjarr i madh në Tiranë, reagon Rama:...

Më të klikuarat

  • Si u emërua prokuror Ols Dado? Flet për herë të parë Bamir T...
  • Zjarr i madh në Tiranë, reagon Rama: Pallati do të rindërtoh...
  • Trishtuese/ Nëna me foshnjën në krah dhe të moshuar nxitojnë...
  • SPAK operacion në disa qytete, urdhërarreste për trafik të l...
  • Topi: Berisha punonte shumë, edhe më dëgjonte! Fajtor se shp...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.