Sri Lanka ka ndaluar mbulesat e fytyrave në publik, pas sulmit vetëvrasës të dielën e Pashkëve, ku mbetën të vrarë të paktën 250 vetë dhe qindra të tjerë u plagosën.

 

Presidenti Maithruipala Sisirsena tha se po hartonte një ligj emergjent për të vendosur kufizimet duke filluar nga kjo e hënë.

 

Çdo veshje e fytyrës që “pengon identifikimin” do të ndalohet për arsye të sigurisë kombëtare, tha zyra e tij.

 

Megjithatë, masa është perceptuar si shënjestër e rrobave.

 

Sri Lanka mbetet në alarm të lartë tetë ditë pas sulmeve islamike që goditën kishat dhe hotelet.

 

Dhjetëra të dyshuar janë arrestuar, por zyrtarët lokalë kanë paralajmëruar se më shumë militantë mbeten të lirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *