Të paktën 14 persona mes tyre një shtetas amerikan e një britanik, humbën jetën në një sulm terrorist në një në një hotel dhe kompleks zyrash në kryeqytetin Nairobi, në Kenia.

 

Presidenti Uhuru Kenyatta tha se të gjithë terroristët e sulmit të ishin neutralizuar.

 

“14 jetë të pafajshëm humbën jetën në sulmin terrorist e disa të tjerë janë plagosur. Sot i gjithë vendi mban zi. Zemra ime dhe e të gjithë kenianëve është me burrat dhe gratë e pafajshme, viktima të dhunës së pakuptimtë.”

 

Të paktën 200 persona ndodheshin në vendin e ngjarjes gjatë sulmit. Ata i kanë kërkuar qeverisë të forcojë sigurinë në vend, pasi terroristet të armatosur arritën të hyjnë shumë lehtë në kompleks, duke shkaktuar edhe tragjedinë.

 

Grupi militant islamik Al-Shabab ka organizuar disa sulme terroriste në ne Kenia, përfshirë atë të shtatorit të 2013-ës në qendrën tregtare Westgate ku 67 ku u shkaktuan 67 viktima.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *