31 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 50 të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi vetëvrasës në një qendër regjistrimi të votuesve në kryeqytetin afgan, Kabul. Shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë. Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marre ISIS.
Autoritetet bëjnë të ditur se atentatori i veshur me një brez shpërthyes, sulmoi në momentin kur qytetarët prisnin radhën që të regjistrohen për zgjedhjet parlamentare e lokale, të cilat do të mbahen në tetor.
Afganët do të votojnë me 20 tetor, ndonëse këto zgjedhje duhej të mbaheshin qe në vitin 2015, por u shtynë për shkak të gjendjes së rëndë të sigurisë dhe problemeve me logjistikën. Ka pasur të paktën katër sulme në qendra të tilla, që kur nisi regjistrimi i votuesve.
Sipas raporteve të organizatës së kombeve të bashkuara, më shumë se 750 vetë janë vrarë në sulmet vetëvrasëse në muajt janar-mars të këtij viti.