Nëntë persona kanë humbur jetën dhe 13 të tjerë kanë ngelur të plagosur si pasojë e një sulmi vetëvrasës në në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu.
Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se sulmin me 9 të vrarë mes tyre ish-ministrin e Jashtëm të këtij vendi, Hussein Elabe Fahiye, e ka marrë përsipër grupi militant Al Shabab.
Informacionet bëjnë me dije se shpërthimi i makinës bombë ndodhi në një postbllok të sigurisë pranë pallatit presidencial. Al Shababi, grup i lidhur me Al Kaidën, kryen shpesh sulme që shënjestrojnë zyrtarët dhe hotelet që frekuentohen nga të huajt.
Militantët e tij janë dëbuar nga Mogadishu në vitin 2011, por grupi vazhdon të kontrollojë territore të mëdha në disa pjesë të Somalisë.
Ambasadori i Somalisë në Kombet e Bashkuara, Abukar Dahir Osman, shprehu keqardhje për vrasjen e ish-ministrit të Jashtëm.