Një sulm me armë ka ndodhur në një stacion trami në Mynih të Gjermanisë. Një person i rrëmbeu armën një policeje dhe hapi zjarr duke e plagosur rëndë atë dhe dy persona të tjerë. Agresori u plagos me pas nga nje polic dhe u arrestua. Sipas raportimeve ai tentoi të shtynte policen në shina dhe qëlloi pese here ne drejtim te njerëzve.

 

Policia ishte thirrur në vendin e ngjarjes pas njoftimeve për një konflikt me thika, ku ishin përfshirë disa persona. Autoritetet sqaruan se nuk bëhet fjalë për një sulm terrorist, ndërsa autori po merret ne pyetje per motivet e ngjarjes.

 

Policja 26-vjeçare e plagosur ndodhet në rrezik për jetën dhe dy personat e tjerë morën gjithashtu plagë të rënda. Lëvizja e tramit u pezullua, por policia sqaroi se nuk kishte rrezik për banorët. Autori i sulmit është një 37-vjeçar gjerman.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *