Një shpërthim me tritol tronditi Lezhën në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure.
Objekt i sulmit ishte zyra e noterit Fran Gjoni, që ndodhet në qendër të qytetit të Lezhës, pranë sheshit “Gjergj Kastrioti”.
Ngjarja ndodhi rreth orës 4:00 të mëngjesit dhe fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Nga këqyrja e deritanishme e kamerave të sigurisë, rezulton se autorë janë dy persona. Ata kanë ardhur me një automjet dhe njëri prej tyre nga xhami i parë i pasagjerit ka hedhur lëndën plasëse.
Ndërkohë në dëshminë e tij paraprake në polici, noteri Fran Gjoni ka mohuar të ketë konflikte, teksa pista kryesore e hetimeve është përqendruar pikërisht te veprimtaria e noterit i cili operon prej më shumë se 1 dekade në qytetin e Lezhës.
Fran Gjoni, është vëllai i ish-gjyqtarit Gjin Gjoni, i cili prej një viti është bërë pjesë e politikës si kryetar i Partisë Demokratike në Lezhë dhe kandidat në primare për të qenë deputet.
/vizionplus.tv




