Dy sulme të koordinuara me dron kanë goditur rafineritë më të mëdha në botë të përpunimit të naftës në Abkaik të Arabisë Saudite, duke shkatërruar rreth gjysmën e kapacitetit të naftës së mbretërisë, ose 5% të furnizimit global të naftës.

 

Ende nuk ka të dhëna për viktima por paralajmërohet se ngjarja do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në prodhimin e naftës në Mbretërinë Saudite, si dhe mund të reflektojë rritjen e çmimit të karburantit në botë.

 

Ministria e Brendshme e Arabisë Saudite tha përmes një deklarate se rafineritë ishin vënë “nën shënjestrën e dronëve”. Autoritetet kane akuzuar rebelet Houthi të Jemenit të cilët kanë mbështetjen e Iranit.

 

Edhe SHBA-të kanë fajësuar Iranin se qëndron pas sulmeve. Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo është shprehur se Teherani ka kryer “një sulm të paprecedent” ndaj furnizimeve botërore.

 

Mike Pompeo: “Teherani qëndron pas afro 100 për qind të sulmeve kundër Arabisë Saudite ndërkohë që Presidenti iranian Rouhani dhe ministri i jashtëm Zarif pretendojnë se bëjnë diplomaci. Shtetet e Bashkuara do të punojnë me partnerët dhe aleatët për të siguruar që tregjet do të mbeten të furnizuara mirë dhe që Irani të mbajë përgjegjës për agresionin”

 

Rafineria e goditur nga sulmet me dron në Arabinë Saudite përpunon naftën dhe më pas e dërgon atë në pikat e transportit në Gjirin Persik. Ky impiant mund të përpunojë deri në 7 milion fuçi naftë në ditë. Sulmet vijnë në një kohë që marrëdhëniet Iran-SHBA janë në kulmin e tensioneve, e Teherani po sulmon aleatët e Uashingtonit si kundërpërgjigje.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *