Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë ngelur të plagosur në një sulm me armë në në Hartford, në verilindje të Baltimorës, në Maryland.

 

Sipas mediave amerikane shkëmbimi i zjarrit ka nisur sipas dëshmive të para, në një kryqëzim në zonën e Perryman, jo shumë larg qytezës së Aberdeen, në kontenë e Harford dhe më pas në zonën e një kishe dhe një parku, por ende nuk ësHtë e qartë se si efektivisht ka ndodhur përleshja me armë.

 

Gjithashtu informacionet paraprake bëjnë me dije se shkëmbimi i zjarrit ka ndodhur në Maryland, dhe sipas asaj që raportojnë disa media lokale ka nisur në magazinën e një ndërmarrjeje.

 

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar bë lidhje me këtë ngjarje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *