Rreth 120 organizata, institucione publike dhe qeveritare izraelite si dhe persona privat janë bërë shënjestër e sulmeve kibernetike, theksoi sot Autoriteti Kombëtar për Mbrojtjen Kibernetike.

 

”Këto sulme janë sinjalizuar këto ditët e fundit në këtë Autoritet, që ka arritur të zbardhë metodat e përdorura nga sulmuesi ndaj objektivit të tij”, theksoi një komunikatë e këtij autoriteti që varet nga zyra e Kryeministrit.

 

Ky organizëm ka publikuar në faqen e tij të internetit këshilla për të garantuar mbrojtjen e organizmave dhe personave të prekur nga këto sulme”, shton komunikata pa dhënë shumë detaje mbi autorin, për institucionet dhe personalitetet e prekura.

 

Në muajin nëntor, dy gazeta të mëdha televizive izraelite ishin piratuar nga hakerat që kishin publikuar mesazhe në mbështetje të islamit duke shfaqur një valë zjarri si një ndëshkim hyjnor kundër Izraelit.

Posted Under:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *