Ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon sot foltoren e radhës në Librazhd. Para demokratëve, ai iu është përgjigjur akuzave të Lulzim Bashës dhe Gazment Bardhit se në mbledhjen e firmave për Kuvendin Kombëtar janë të përfshirë persona si Suel Çela apo Aqif Rakipi.

 

Ai u shpreh se e ka denoncuar Çelën më shumë se të gjithë, ndërsa shtoi se ishte Basha ai që i lutej të mos ia përmendte emrin e Çelës ne denoncimet e tij.

 

“Basha bëri fjalë për lidhje të krimit me mua dhe Foltoren. Secili prej jush të vijë dhe të shkruajë emrin: Suel Çela. Do t’ua tregoj se është më rëndësi. Ja ku dalin 26 statuse në Facebook-un tim. E kam denoncuar atë unë më shumë se të gjitha mediat. Merrni pak Bashën, po ia ka përmendur emrin njëherë. Merrjani tabulatet që më thoshte mua: Aman mos ia përmend emrin. Ja ku e keni pra. I ka ngelur vetëm shpifja dhe trillimi.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *