Teknologjia i jep Suedisë shansin e një penalltie që ajo e shndërron në gol duke shënuar bashkë me të edhe fitoren 1 me 0 të ndeshjes së parë ndaj Koresë së Jugut.

 

11 metërshi u akordua nga gjyqtari Agular në minutën e 65 të takimit, i ndihmuar nga sistemi VAR. Pas kësaj, ishte kapiteni i suedezëve Grankvist ai që e çoi topin në rrjetën kundërshtare.

 

Fitore e vlefshme për Suedinë, edhe pse me rezultat minimal, pasi ajo ngjitet në kuotën e 3 pikëve: në të njëjtin nivel ku ndodhet dhe Meksika në Grupin F, duke parakaluar Gjermaninë dhe sigurisht Korenë e Jugut.

 

Sfida e radhës për Suedinë është Gjermania, ndërsa Meksika do të përballet me Korenë e Jugut.

 

Renditja në grupin F ndërkohë ka krijuar panik në radhët e pancerave: ata nuk kanë asnjë pikë, ndaj në sfidën e radhës iu duhet patjetër fitorja për të shpresuar për më tej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *