Subscribe

Pas konstatimit të tre rasteve të reja me Covid-19 në Fier, kryebashkiaku Armando Subashi doli në terren për të monitoruar zbatimin e masave.

Ashtu si kryebashkiakët italianë, Subashi me tone te larta u kërkoi qytetarëve të shkonin në shtëpi dhe të mos qëndronin rrugëve.

Për kreun e Bashkisë, shtimi i rasteve të reja ne Fier mbetet një këmbanë alarmi.

Ndërkohë në Elbasan, bashkia vendosi të hape tregun agro-ushqimor , i cili ishte mbyllur prej një muaji.

Ndërsa në Korçë, pavarësisht konfirmimit të një tjetër rasti me koronavirus, të shumtë ishin qytetarët në rrugë, një pjesë e të cilëve te papajisur me maska e doreza.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *