Subscribe

Një stuhi e pazakontë përfshiu vendin mbrëmjen e së mërkurës duke shkaktuar probleme në disa qytete.

Më të prekur ishin Vlora dhe Pogradeci, ku u shënuan edhe aksidentet.

Për shkak të motit të keq në Pogradec 8 persona u plagosën pasi makina me të cilën po udhëtonin, doli nga rruga.

Në Vlorë në disa akse kryesore, qarkullimi ishte thuajse i bllokuar. Bulevardi Vlorë-Skelë, akset lidhëse të rrugës Transballkanike me bulevardin e qytetit, lagjia “Pavarësia”, rruga “Kosova”, si dhe disa blloqe banimi në brendësi të qytetit u përmbytën.

Por jo vetëm kaq. Mëngjesin e kësaj të enjte një roje bregdetare në plazhin e Vlorës u godit në kokë nga një tub çadre. Sipas dëshmitarëve ai ishte duke rregulluar disa nga dëmet e shkaktuara nga stuhia e djeshme.

I riu qëndroi për më shumë se 30 minuta në gjendje të pavetëdijshme nga dëmtimet në kokë.

Kjo është pamja me të cilën është zgjuar plazhi i Himarës sot. Era e fortë shkatërroi një pjesë të mirë të shezllove dhe cadrave.

Edhe Aksi rrugor Gjirokastër-Kakavijë u bllokua për disa minuta. Reshje shiu dhe erëra të forta u regjistruan dhe në  Sarandë, ku nga era e fortë shkaktoi dëme në disa lokale dhe banesa.

 

Stuhia ne Gjirokaster

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *