Subscribe

Gjermania po përballet me një situatë të vështirë, pasi një stuhi e quajtur “Zavier” e kategorisë së 3-të goditi pjesën veriore dhe lindore të vendit.

 

Të paktën 7 persona raportohet se kanë ndërruar jetë deri më tani nga stuhia, e cila shkaktoi erëra të forta dhe reshje shiu të dendura.

 

Një pjesë e viktimave ishin goditur nga pemët.

 

Disa fluturime u anuluan ndërsa pjesa më e madhe e transportit publik është mbyllur përkohësisht.

 

Zyrtarët kanë njoftuar shpalljen e gjendjes së emergjencës.

 

Zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit janë vënë në gatishmëri, për t’u ardhur në ndihmë të prekurve nga stuhia. Ata kanë marrë qindra telefonata për ndihmë. Autoritetet i bëjnë thirrje banorëve të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi, në mënyrë që të shmangin ndonjë fatkeqësi të mundshme.

 

Stuhia me erëra që mbërrinin shpejtësinë 115 km në orë ka zënë në befasi mijëra udhëtarë në Gjermaninë lindore dhe veriore.

 

Të paktën 400 pasagjerë në një tren me shpejtësi të lartë i cili po ndiqte rrugën nga Amsterdami në Berlin u evakuuan. Edhe një aeroplan pasagjerësh i cili vinte nga Emiratet me 500 pasagjerë në bord, u përball me erërat e fuqishme, teksa po ulej në aeroport. Piloti u përpoq të mbante situatën në kontroll, pavarësisht lëkundjeve të mëdha para se të prekte tokën.

 

Gjermania Veriore është goditur nga stuhi të fuqishme ditët e fundit, duke shkaktuar disa viktima. Sipas autoriteteve stuhia është drejtuar drejt Polonisë.

 

Europa është prekur nga rryma të ftohta atmosferike. Fundjava ka sjellë reshje dëbore në zonat e larta malore edhe në Ballkan. Kryeqyteti i Kosovës u zgjua këtë të shtunë i mbuluar nga dëbora.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *