Stuhia Herwart ka goditur Europën Qëndrore dhe ka shkaktuar të paktën 6 viktima në Çeki, Poloni dhe Gjermani.
Erëra të fuqishme me shpejtësi më shumë se 100 km/h çrrënjosën pemët dhe shkaktuan trazira të mëdha trafiku, përmbytje dhe kaos në të gjithë Evropën Qendrore.
Instituti i meteorologjisë i Polonisë lëshoi paralajmërime për 11 provinca dhe tha se shpejtësia e erës mund të arrijë 140 km/h. Mijëra shtëpi në Republikën Çeke dhe Poloni mbetën pa energji si rezultat i stuhisë.
Në shtetin gjerman të Saksonisë së Poshtme, një 63 vjeçar u mbyt pasi ujërat e rrëmbyeshëm e kapën në befasi. Viktimat e tjera janë gjetur nën pemët e rrëzuara.
Në Berlin, shërbimet emergjente shpallën gjendjen e jashtëzakonshme mëngjesin e së dielës.
Aktualisht ekziston një rrezik në të gjithë Berlinin për shkak të rënies së drurëve dhe objekteve. Ndërkaq, qendra e qytetit gjerman të Hamburgut është përmbytur pasi lumi i Elbës doli jashtë shtratit.
Disa shërbime hekurudhore në Gjermani u pezulluan për shkak të dëmtimeve në rrugët e kalimit, teksa një situatë e ngjashme është raportuar edhe në disa hekurudha përqark Republikës Çeke.
Dëmet e shkaktuara nga stuhia Herwart kanë mbërritur edhe në Austri.





