Moti i keq ka përfshirë Spanjën duke shënuar 10 viktima, ndërsa dhjetra të tjerë janë shpallur të zhdukur, mes tyre edhe një shtetas britanik. Stuhia Gloria ka përmbytur disa qytete bregdetare, ndërsa rajonet lindore janë më të prekurat.

 

Reshjet e dendura kanë paralizuar transportin duke shkaktuar kaos, sidomos përgjatë kufirit me Francën. Mësimi gjithashtu është pezulluar duke detyruar 130.000 nxënës dhe student të qëndrojnë në shtëpi.

 

Autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e qindra njerëzve ne Spanjën veriore dhe lindore.

 

Kryeministri Pedro Sánchez vizitoi disa nga zonat e prekura nga stuhia Gloria.

 

Metereologët kanë paralajmëruar përkeqësimin e kushteve të motit në ditët në vijim deri në fillim të javës së ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *