Subscribe

I gjithë qyteti i Shkodres kete te premte u zgjua i zbardhur, jo nga dëbora, por nga breshëri. Një fenomen ky i pazakontë për muajin Maj.

Reshjet intensive të bresherit, të shoqëruara më pas me rrebesh e shtrëngata nisën rreth orës 02:00 të mëngjesit.

Si pasojë, shumë rrugë të qytetit u bllokuan pasi trashësia e breshrit shkoi në disa centimetra, ndërsa u shkaktuan dëme të shumta materiale në frutikulturë.

Nga reshjet u shkaktuan vështirësi të shumta në qarkullimin e mjeteve, por dhe të qytetarëve.

 

 

MARK MOLLA –  DREJTORI I UJËSJELLËSIT NË SHKODËR

‘Ishte një situatë e pazakontë ka bërë dëmtime, në frutikulture, janë bllokuar disa rrugë. Shkodra është përfshirë nga një valë shtrëngatash. Po punojmë për të bërë pastrimin e rrugëve me mjete dhe pastrimin sidomos zonave kryesore të qytetit. Lëvizja ka qenë e vështirë dhe vështirësi ka pasur edhe për fëmijët që shkojnë në shkolla, nuk ka asnjë aks të bllokuar. Po punohet për pastrimin e hyrjeve të banesave ku ka pasur sasi të madhe breshëri.’

 

Krahas bllokimit të rrugëve, probleme pati dhe me energjinë elektrike ku në shumë zona pati shkëputje për shkak të dëmtimit të rrjetit përcjellës. Dëmtime nga breshëri raportohen kryesisht dhe në njësinë Postribë.

 

Ndërkohë edhe gjatë fundjavës vendi do jetë nën ndikimin e vranësirave dhe motit të keq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *