Australia juglindore po përballet me fenomene natyrore jashtë të zakonshmes pas zjarreve shkatërrues që morën jetën e 25 personave, nga muaji shtator i vitit 2019. Uellsi i Ri Jugor është mbuluar nga retë rrotulluese të pluhurit të cilat sipas ekspertëve janë shkaktuar nga thatësira e madhe e tokës.

 

Ndërsa në Melburn breshëri ka shkaktuar shumë dëme. Xhamat e makinave janë thyer në masë, shumë zogj janë lenduar dhe njerëzit janë detyruar të marrin masa për të shmangur  demtimet.

 

Edhe në kryeqytetin Australian, Canberra, stuhitë e breshërit zgjatën rreth 15 minuta duke lënë pas dëme të konsiderueshme. Reshjet e shiut të cilat nisën të dielën në shumë qytete ishin një lehtësim i madh për zjarrfikësit të cilët luftuan me flakët më të tmerrshme që vendi ka parë në dekada.

 

Por shirat ka të ngjare të mos jenë të mjaftueshem për t’i dhënë fund thatësirës.Ekspertët kanë paralajmëruar se për sa kohë që thatësira vazhdon, stuhitë e pluhurit mund të vazhdojnë të ndodhin me frekuencë në rritje.

 

Dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në protesta në të gjithë vendin në fillim të këtij muaji, duke i bërë thirrje qeverisë të marrë masa ugjente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *