Një projekt ambicioz për të krijuar një pajisje që të kapë në një kohë më të hershme sëmundjen e Alzajmerit ka nisur. Ky projekt po kryesohet nga qendra e bamirësisë “Alzheimer’s Research UK”.

 

Fillimisht do të analizojhen të dhënat nga studimet e vazhdueshme mbi sëmundjen, duke përdorur inteligjencën artificiale. Më pas këto të dhëna do të përdoren për të krijuar një pajisje të re brenda tre viteve.

 

Kjo pajisje do të kalojë në “filtër” shëtitjet, rrahjet e zemrës dhe modelet e gjumit. Shkencëtarët shpresojnë se duke analizuar këto të dhëna, pajisja mund të fillojë të kapë shenjat e sëmundjes vite përpara se të shfaqen simptomat.

 

Projekti ka fituar fonde, ku financuesi kryesor është filantropi Bill Gates. Studiuesit synojnë që përmes pajisjes të parandalojnë sëmundjen kronike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *