Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Kinë në të vërtetë mund të ketë qenë katër herë më i lartë nga sa është raportuar, sipas një studimi të kryer nga studiuesit në shkollën e shëndetit publik të Universitetit në Hong Kong.

Sipas studimit të botuar në revistën mjekësore britanike “The Lancet”, që nga 20 shkurti, Kina kishte raportuar 55,000 raste të konfirmuara me COVID-19, por po te ishin matur sipas menyres qe u vu ne zbatim me vone, numri i te infektuarve do te kishte arritur deri ne 232 mije.

Studiuesit vazhdojnë të thonë se edhe ajo shifër do të ishte një nënvlerësim i numrit të infektimeve deri në atë pikë, sepse nuk do të kishte regjistruar disa raste të buta ose asimptomatike.

Kina aktualisht ka raportuar 82.798 raste të konfirmuara dhe 4,632 vdekje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *