Profesor Maneesh Singh pretendon se kompania “Biocel Analytics” ka krijuar një teknologji të re që mund të ndryshojë mënyren si bëhen testet e koronavirusit. Kjo teknologji gjen përdorim në një aplikacion celulari.

 

Eksperti mjekësor pohon se testi për COVID-19 kushton vetëm 2 paund dhe mund të japë rezultate në pesë minuta.

 

Përmes kësaj teknologji, Singh beson se kompania e tij “do të shkatërrojë” 48 orët e gjata që njerëzit presin për të shikuar nëse janë mbartës të virusit apo jo.

 

Konkurrentët nga të gjitha fushat e shkencës janë bashkuar në garë javët e fundit për të gjetur një zgjidhje, pasi pandemia po vijon ta shkatërrojë botën.

 

Shpikja e re bëhet përmes përdorimit të mikrospektroskopisë infra të kuqe që mund të identifikojë dhe studiojë përbërjen e substancave kimike.

 

“Ne nuk kemi ndonjë fitimi, kjo realizohet për të bërë një përparim shkencor. Ne jemi në një krizë të madhe. Kjo situatë krahasohet me luftën. Ne thjesht duam të jemi në gjendje të ofrojmë një zgjidhje të mundshme . Ne jemi këtu për të ndihmuar kolegët tanë”, shtoi prof. Singh.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *