Hidroksilklorina dhe klorokuina, ilaçet antimalariale që po testohen kundër koronavirusit, duket se lidhet me një rrezik të shtuar të vdekjes mes pacientëve të shtruar në spital për koronavirus dhe ata me probleme të zemrës.

Këto ilaçe, të cilat Donald Trump po i merr si profilaksi antivirus, gjithashtu nuk duket se janë të dobishme për pacientët. Ky është një studim i botuar në revistën Lancet.

Sipas studiuesve të Universitetit Sorbonne të Parisit, studimi vendosi të dhënat e 15 mijë personave të trajtuar me antimalariale. Rreziku më i madh është vërejtur në grupin e trajtuar me hidroksilklorinë dhe një antibiotik, ku 8% e pacientëve zhvilluan aritmi kardiake.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *