Nga The Economist

 

Përktheu: Xhuliana Zhuleku-Vizionplus.tv

 

“Për një kohë shumë të gjatë shëndeti ka qenë një çështje shumë e rendësishme në diskutimet për klimën,” u tha kreu i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, delegatëve në Samitin e Klimës.

 

Samiti, i cili është mbajtur pothuajse çdo vit që nga viti 1995, vuri një theks më të madh në efektet e ndryshimeve klimatike në shëndetin e njeriut këtë vit. Tema është ngritur në çështje pjesërisht për shkak rritjes së vdekshmërisë nga temperaturat e larta.

 

Nxehtësia e  lartë përkeqëson kushtet ekzistuese mjekësore si sëmundjet e mushkërive ose problemet kardiovaskulare, duke i bërë ato më vdekjeprurëse. Gjithashtu rrit rrezikun e dehidrimit që mund të çojë në probleme me veshkat.

 

Nxehtësia dhe lagështia ekstreme mund ta bëjnë të pamundur punën normale për njerëzit duke bërë që organet e tyre të “vlojnë”.

Një studim i fundit nga revista e njohur shkencore Lancet u përpoq të llogariste efektin që kjo mund të ketë në ekonomi (shih grafikun).

Studimi vlerësoi se temperaturat e larta çuan në 490 miliardë orë pune të humbura në vitin 2022.

 

PBB-ja globale ishte 863 miliardë dollarë më e vogël se sa do të kishte qenë ndryshe. Kjo është më shumë se trefishi i sasisë së humbur nga ngjarjet ekstreme të motit si uraganet dhe përmbytjet.

 

Autorët paralajmërojnë se vlerësimet e tyre nuk marrin parasysh situatën në ekonominë informale.

 

Bujqësia, e cila kërkon që punëtorët të kalojnë orë të gjata nën rrezet përvëluese të diellit, ishte sektori më i prekur. Kjo goditi më së shumti rajonet më të varfra, të cilat janë më të varura nga bujqësia por edhe më të nxehtat.

 

Në të gjitha industritë, fitimet e mundshme të humbura për shkak të ekspozimit ndaj nxehtësisë përbënin gati 5% të PBB-së së përgjithshme për vendet në Azinë Juglindore dhe më shumë se 4% të PBB-së për ato në Afrikë.

 

Situata pritet vetëm të përkeqësohet. Temperaturat vjetore globale tani janë mesatarisht midis 1.1°C dhe 1.2°C mbi nivelet para-industriale. Nëse kjo do të rritet në pak më pak se 2°C, humbja e efektivitetit të punës në lidhje me nxehtësinë do të rritet me 50%, sipas raportit.

 

Studimi i Lancet ishte një vlerësim i bazuar vetëm në ditët që janë shumë të nxehta për të punuar në sektorë formalë dhe të paguar (përjashton punën e papaguar dhe ekonominë informale.)

 

Por ndryshimi i klimës do të përkeqësojë shëndetin e njerëzve dhe ekonomive edhe në mënyra të tjera.

 

Detet më të nxehta kanë lejuar që bakteret që shkaktojnë sëmundje fatale dhe sepsë të përhapen në zona të reja të vijave bregdetare të botës; Moti më i ngrohtë dhe më i lagësht ka lejuar që mushkonjat të transmetojnë malarian dhe virusin e Nilit Perëndimor te popullatat e reja.

 

Ndryshimet klimatike jo vetëm që do t’i bëjnë temperaturat shumë të rrezikshme për të funksionuar në disa vende, me pasoja të rënda për produktin ekonomik, por do të rrisë sëmundjet duke bërë që të ketë më pas njerëz si krah pune. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *