Studimet shkencore te qeverise amerikane tregojnë se rrezet e diellit dhe kombinimi i tyre me temperaturat e larta dhe lageshtine, vrasin koronavirusin.

Deklaratën e bëri një nga këshilltarët e presidentit Trump për shkencën dhe teknologjinë. 

BILL BRYAN

KESHILLTARI I SHKENCES DHE TEKNOLOGJISE

“Vëzhgimi ynë më i mrekullueshëm tregon efektin e fuqishëm që drita diellore  ka në vrasjen e virusit në sipërfaqe dhe në ajër. Amerikanët duhet të jenë shumë të kujdesshëm për të dezinfektuar siç duhet zonat që nuk janë të ekspozuara ndaj rrezeve të diellit, veçanërisht ato që janë brenda hapësirave të brendshme. Zbardhuesi mund ta shkatërrojë virusin brenda pesë minutave, dhe alkooli izopropil mund ta vrasë atë edhe më shpejt.”

Duke u bazuar në këtë studim, presidenti Donald Trump propozoi goditjen e trupave të pacientëve me rreze ultraviolet si dhe injektimin e dezinfektantëve në trup.  Por komuniteti mjekësor ka reaguar ashpër duke kritikuar kreun e shtëpsië së bardhë për mungesë përgjegjshmërie.

Ndërkohë vendi po përballet me nivelin më të lartë të papunësisë që nga Depresioni i Madh i viteve 1930, 26 milionë njerëz janë të papunë. Presidenti Trump, gjatë komunikimit me mediat tha se kurbat janë në rënie dhe vendi do të rihapet shumë shpejt.

DONALD TRUMP

PRESIDENT I SHBA

“Ndërsa vazhdojmë betejën me koronavirusin, të dhënat flasin për progres të madh, në 31 shtete rastet e reja kanë rëndë ndjeshëm, 46 shtete kanë raportuar rënie të pacientëve të shtruar në spital. Duam ta kthejmë vendin sërish në punë. Gjithsesi të gjithë duhet të ruajnë vigjilencën që të shkojmë drejt fitores. Rihapja e ekonomisë duhet të bëhet në mënyrë të sigurt.”

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një tjetër paketë prej afro gjysmë trilion dollarësh, për të mbështetur me fonde spitalet dhe për të ndihmuar biznesin e vogël të goditur rëndë nga koronavirusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *