Subscribe

Një pjesë e mirë e mirë e studenteve në Universitetin “Fan Noli” në Korcë I janë rikthyer auditoreve.

 

Mëngjesin e kësaj të marte pavarësisht thirrjeve të Këshillit Studentor, shumë studentë janë para të futen brenda në ambjentet e universitetit për të zhvilluar oër mësimi.

 

Kamerat nuk janë lejuarf të futen brenda godinës me urdhër të rektorit Ali Jashari por nga jashtë është vënë re një numër jo I vogël studentesh që futeshin brenda.

 

 

Ndërkohe shumë pak të rinj të tjerë kishin zgjedhur të qëndronin jashtë ambjenteve për të protestuar, shumica e të cilave organizatore të protestes që nga fillimi dhe anëtarë të këshillit studentor.

 

Disa prej tyre janë parë të ngjisin edhe pankarta në ambjentet e godinës universitare kundër zhvillimit të procesit mësimor.

 

Jashtë kamerës së Vizion Plus një nga anëtarët e këshillit studentor tha se futja në mësim e një pjesë e studenteve është zgjidhje e tyre dhe nuk do të ndikojë në vazhdimin e protestes dhe bojkotit të auditoreve deri në realizimin e kërkesave nga qeveria.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *