Nuk ka njeri që nuk është në dijeni për antipatinë që kanë për njëri-tjetrin Stresi dhe Noizy. Jo rrallëherë kemi dëgjuar për konflikte që kanë ndodhur mes tyre, e që pavarësisht kohës duket se nuk kanë ndërmend të shuhen. Megjithatë, shumë prej jush ndoshta janë kuriozë të dinë nëse i dëgjojnë këngët e njëri-tjetrit. Mbrëmjen e djeshme, Stresi na ka lënë të kuptojmë se po, i dëgjojnë.

 

 

Në një video të postuar në Instagram, ai i  ftonte që të gjithë fansat e tij ta ndiqnin në “club”-in ku ishte i ftuar ndërkohë që e mbyll videon duke thënë:

 

 

“ Të shtunën midis Athinës”.

 

 

“Midis Tirone” është një nga këngët më të dëgjuara të Noizy-t, të cilën ai e përdor edhe si hashtag duke vendosur në vend të Tiranës çdo destinacion në të cilin jep koncert. Duket se edhe Stresi është “infektuar” nga kjo fjalë, aq sa ka zgjedhur ta përdorë edhe ai për t’i ftuar fansat në koncerte.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *