Këngëtari Stresi nuk tërhiqet nga protesta. Pas intervistës që realizoi për një nga mediat në Kosovë, ai ka publikuar në rrjetet e tij sociale një video, teksa shihet duke u kthyer në Tiranë.

 

Krahas pamjeve, këngëtari shprehet se nuk do të ndalojë së protestuari dhe se do të jetë i fundit që do të përfundojë protestën për Klodian Rashën.

 

Ndërsa bën thirrje për dorëheqjen e Ardi Veliut, ai ka falenderuar edhe presidentin Ilir Meta që doli në mbështetje të protestës.

 

“Me u Dorzu se kem ne Gjak ! Nese dorzohemi fiton kupola mafias. Dorëzoni Ardi Veliun, mos te ndalojnë protestat edhe une i bashkangjitem prap protestes me ju, nuk kisha se si t’ju leja vetem, e nisa i pari do e perfundoj i fundit bashkë me Popullin Shqiptar. Faleminderit edhe Presidentit Shqiptar qe u bashkua me kauzën tone”, shkruan Stresi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *