Per te dytën here Strasburgu rrezon kandidatet e Shqipërisë per Gjykatën Europiane te te Drejtave te Njeriut. Ne 13 prill byroja e asamblesë parlamentare te Këshillit te Europes ka theksuar se 3 kandidatet e përzgjedhur nga qeveria shqiptare; Sokol Berberi, Aurela Anastasi dhe Aleksander Muskaj nuk jane te gjithë mjaftueshëm te kualifikuar dhe duhen refuzuar.

 

“Duke qene se jo te gjithë kandidatet jane mjaftueshëm te kualifikuar, komiteti rekomandon qe lista duhet te refuzohet nga asambleja dhe qeverise shqiptare duhet ti kërkohet te sjelle nje liste te re kandidatesh.”

 

Kjo është hera e dyte qe Strasburgu rrezon kandidatet e qeverise shqiptare per Gjykatën Europiane te te Drejtave te Njeriut.

 

Nje vit me pare 3 kandidatet e përzgjedhur nga Shqipëria; Gent Ibrahimi, Sokol Berberi dhe Ina Rama as nuk u morën ne interviste pasi nuk ishin respektuar procedurat e kërkuara nga Keshilli i Europes. Ketë here 3 kandidatet e rinj realizuan procesin e intervistave, por u rrezuan ne fazën e dyte.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *