Subscribe

Pronarët shqiptar humbën betejën kryesore për të drejtën e kthimit dhe kompensimit të pronës në  gjykatën e Strasburgut.

Kjo gjykatë I ka dhënë të drejtë qeverisë shqiptare, e cila në 2015 bëri disa ndryshime në ligjore, ku më thelbësori ishte se pronarët do të kompensoheshin në bazë të zërit kadastral të pronës të regjistruar para periudhës së komunizmit.

Në një njoftim për shtyp në faqen e gjykatës, evidentohet se kërkesat e pronarëve ishin të papranueshme, ndërsa cilësohet si efikase skema e miratuar nga qeveria. Vendimi është përfundimtar.

Kjo vendimmarrje erdhi edhe si një përgjigje ndaj çështjes Manushaqo Puto dhe të tjerë kundër Shqipërisë.

Por në vendimin e fundit, gjykata ka vendosur një kusht. Ajo çmon se kjo skemë në disa raste do të rezultojë me nivele shumë të ulëta kompensimi për disa ish- pronarë, në krahasim me legjislacionin e mëparshëm. Për të shmangur këtë barrë për pronarët, këta të fundit do të kompensohen jo më pak se 10% të vlerës së pronës sipas zërit aktual kadastral.

Por çfarë parashikon kjo skemë?

Shumë prona ndër vite e kanë ndryshuar statusin e tyre të tokës. disa kanë qenë tokë arë dhe janë kthyer në truall. Ndryshimi i këtij statusi shoqërohet edhe më rritje të vlerës së pronës. Një ha tokë arë ka një vlerë shumë herë të vogël se ajo truall.

Vitet e fundit shumë prona janë të regjistruar si truall për efekt ndërtimi, çka do të thotë se efekti i kompensimit do të kërkonte miliarda euro për 26 mijë dosje që presin kompensim.

Ndaj qeveria vendosi që të marrë për bazë statusin e pronës sipas zërit të parë kadastral të regjistruar para periudhës së komunizmit, ku sigurisht toka truall ka qenë shumë më e pakët.    

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *