Sezoni që lamë pas kishte një sërë problemesh për shkak të pauzave të gjata që solli pandemia e koronavirusit. Por kjo nuk ndikoi aspak për gardianin e kombëtares shqiptare Thomas Strakosha i cili dhe këtë vit regjistroi një tjetër rekord personal. Portieri renditet i pari sipas klasifikimit  që faqja e njohur  “Transfermarkt” ka bërë, sa i takon minutave të marra në fushën e blertë.

Strakosha ka luajtur në çdo sekondë që Lazio ka qenë në fushë për llogari të Serisë A këtë sezon, teksa regjistron 3420 minuta në total. 25- vjeçari shqiptar i ka zhvilluar të 38-të ndeshjet duke u bërë lojtari me numrin më të madh të minutave në të cilat është aktivizuar në kampionatin italian.

Njësoj si portieri shqiptar ka bërë edhe Huan Muso i Udinezes, i cili gjithashtu nuk ka humbur asnjë minutë përgjatë këtij kampionati. Sa i takon paraqitjes në fushë dhe golat e pësuar, për portierët ka një sërë faktorësh që i bëjnë të renditen mbi njëri-tjetrin në fund të një kampionati.

Megjithatë edhe në këtë renditje Thomas Strakosha e gjen veten mirë teksa  ndodhet mes 5 portierëve me statistikat më të mira këtë sezon.

Kur bëhet fjalë për numrin e ndeshjeve pa pësuar gol, numri një i Kombëtares shqiptare ka zhvilluar 11 ndeshje nga 38 pa iu prekur rrjeta. Por në krye të këtij klasifikimi është portieri i Udinezes, Huan Muso. Në vend të dytë është milanisti Donnarumma

Shezni, i shpallur kampion me Juventusin ka ruajtur portën e bardhezinjve pa pësuar në 11 nga 29 të zhvilluara. Ndërsa portieri tjetër i kombëtares sonë Etrit Berisha renditet në vend të 21-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *