Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e përshroi situatën në Afganistan si serioze dhe të paparashikueshme.

 

Ai shprehu keqardhjen për faktin që vendi tani është në duart e talebanëve.

 

“Sot patëm një takim për të diskutuar situatën serioze dhe të paparashikueshme në Afganistan. Kabuli ra dhe talebanët morën kontrollin e pjesës më të madhe të vendit. Me të vërtetë më vjen keq. Aleatët e morën parasysh rrezik e tërheqjes sepse e dinin që vazhdimi nuk ishte më alternativë, nuk duhej të vazhdohej me prani të kufizuar ushtarake, mund të vazhdohej vetëm me një prani të shtuar të trupave të NATO-s dhe angazhim të tyre edhe një herë në luftime”, u shpreh ai nga Brukseli.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *