Pas më shumë se një viti nga agresioni rus në Ukrainë, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg shprehet i prerë lidhur me përkrahjen e shtetit ukrainas në këtë luftë.

 

Ai theksoi se vendet Perëndimore nuk janë lodhur së ndihmuari Ukrainën dhe se ndihma e tyre do të vijojë e madje do të rritet.

 

“Të gjithë janë në gatishmëri për shenja lodhjeje në demokracitë tona, në vendet e NATO-s dhe partnerët, për sa i përket aftësisë sonë për të mbështetur. Deri më tani, ne nuk jemi lodhur,” tha Stoltenberg. 

 

Shefi i NATO-s pohoi se ka ende mbështetje të fortë ndërpartiake në të gjithë aleatët e NATO-s si në Evropë ashtu edhe në SHBA.

 

Stoltenberg shtoi se pavarësisht se ka zëra dhe opinione të ndryshme për çështjen e mbështetjes për Ukrainën, mbetet kryesisht një vullnet politik i përbashkët për të qëndruar pranë Ukrainës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *