Subscribe

Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg i shprehu ngushëllimet e tij kryeministrit Edi Rama për humbjen familjare gjatë tërmetit të 26 Nëntorit. Në një konferencë të përbashkët nga Brukseli, Stoltenberg mirëpriti edhe faktin që Edi Rama është kryesues i OSBE.

 

“Ishim të shokuar për tërmetin e nëntorit, në NATO ndjejmë vuajtjen. Edi edhe ti ke humbje personale, prano ngushëllimet e mia. Kemi mobilizuar, jemi bashkë dhe veprojmë bashkë. Të mirëpres në NATO si kryesues të OSBE. Faleminderit për mbështetjen si në NATO, ashtu edhe në OSCE. OSCE është një forum i rëndësishëm, sidomos për konfliktin në Ukrainë, mbështetuni te NATO gjatë kryesimit. Jeni aleatë të vlefshëm në Kosovë dhe Afganistan. Ne mund të mbështetemi te Shqipëria. Roli juaj është aktiv në politikat e NATO. NATO investoi në Kuçovë, jemi më të sigurt.”

 

Kreu i qeverisë nga ana tjetër falenderoi Stoltenberg për mesazhin e dhënë, ndërsa shtoi se do të plotësojë çdo detyrë për të bërë më të lehtë jetën e qytetarëve.

 

“Jam i nderuar të jem këtu në detyrën e kryesimit të OSBE dhe të ndaj me ju disa më shumë mbi marrëdhënien Shqipëri-NATO. Faleminderit për fjalët e ngrohta për tragjendinë që goditi Shqipërinë në nëntor, si dhe për ndihmën tuaj bujare të aleancës dhe më duhet t’ju them edhe publikisht, ju jemi shumë mirënjohës, juve dhe vendeve të NATO. Që nga dita e parë në krahun tonë. Për të përballur tragjedinë. Të plotësojmë detyrimet për të bërë më të lehtë jetën e qytetarëve.”

 

Pas lëkundjeve të forta të tokës në 26 Nëntor, humbi jetën edhe Kristi Reçi, studente në Fakultetin e Mjekësisë, e cila ishte edhe e dashura e djalit të kryeministrit, Greg Rama. Ajo u shua bashkë me familjen e saj në Durrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *