Subscribe

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka mbërritur mesditën e kësaj të diele në Tiranë në për një vizitë të paplanifikuar.

 

Stoltenberg  është pritur në Rinas nga Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, me te cilën zhvilluan një takim të shkurter ku ne fokus ishte situata politike në vend. Me pas ai eshte drejtuar ne zyren e Kryeministrit Edi Rama, ku për 45 minuta është planifikuar një takim mes dy delegacioneve.

 

Me pas Rama dhe Stoltenberg do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp,  ekzaktësisht 3 orë e gjysmë  përpara nisjes së protestës së opozitës. Protesta dhe situatë që ka shkaktuar krizë politike e cila pritet te jete dhe kryefjala e konferences se kreut te aleances se atlantikut te veriut.

 

Dhe pas konferences për shtyp, Presidenca është ndalesa e fundit e Stoltenberg, ku per 30 minuta ai do te takohet me Presidentin Ilir Meta. Dhe 2 ore e gjysme perpara nisjes se protestes, Jens Stoltenberg le Tiranen per te udhetuar drejt Shkupit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *