jë 23-vjeçare po lufton me jetën për shkak të stërvitjes së tepërt në palestër. Kiana Alvarez ishte e fiksuar me palestrën deri në momentin që nisi të kishte probleme me frymëmarrjen dhe dhimbje të shumta.

Në fillim ajo mendoi se thjesht kishte lodhur veten në palestër, por më pas zbuloi se vuante nga një sëmundje e rëndë. Rabdomioliza quhet sëmundja vdekjeprurëse me të cilën u diagnostikua e reja.

Kjo sëmundje sulmon muskujt dhe veshkat. Sipas mediave britanike, Kiana ka ndarë eksperiencën e saj me idhullin e saj në crossfit, Dana Lin Bailey, që po ashtu vuan nga kjo sëmundje.

“Unë jam një atlete dhe jam gjithashtu super konkurruese me veten time, kështu që natyrisht do të shtyj veten aq fort sa mundem. Thjesht nuk e dija që diçka e tillë mund të ndodhte”, u tha Bailey ndjekësve të saj në prill të 2019.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *