SPAK jep pretencën për tetë të pandehurit e dosjes “Sterilizimi”. Për ish-numrin dy të ministrisë, Klodian Rjepaj prokurori kërkoi të shpallet fajtor, e të dënohet me 10 vjet heqje lirie.
Po njëlloj edhe për biznezmenin që ishte angazhuar për të kryer procesin e sterilizimit, Ilir Rrapaj, SPAK kërkoi të burgoset për 10 vjet.
Megjithatë nëse Gjykata e Posaçme i gjen fajtorë të dy do të përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar, ndërsa dënimi u konvertohet në 6 vjet e 8 muaj.
Klodian Rjepaj dhe Ilir Rrapaj akuzohen për vjedhje duke shpërdoruar detyrën si grup i strukturuar kriminal, në bashkëpunim me ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ky i fundit nuk kërkoi gjykim me procedurë të shkurtuar, ndaj dosja për të është veçuar nga gjykata.
Për gjashtë personat e tjerë që dyshohen si të përfshirë në aferën 100 milionë euro të procesit të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale prokuroria e posaçme kërkoi masa më të buta dënimi./vizionplus.tv





