Subscribe

“Biznesi është në depresion ekonomik”, kjo ishte deklarata e përfaqësuesit të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, Stefan Pinguli në emisionin “E-Zonë”.

Duke diskutuar për kostot që ka biznesi për shkak të pandemisë dhe sa po ndihmon qeveria në këtë aspekt, Pinguli tha se shumica jonë di vetëm të japë urdhra.

Përballë gazetares Rajmonda Lajthia, ai deklaroi se mungon bashkëpunimi.

“Ne konstatojmë se qeveria nuk është fare me ne, është thjesht për të dhënë urdhra për të oprganizuar kontrolle. Nuk është një qeveri që thotë hajde ta ndajmë problemin së bashku. Këtu ka vetëm urdhra, bëni këtë, bëni atë. Nuk ka gjithëpërfshirje. Ne i kemi bizneset në 30% të aktivitetet e tyre dhe sipërfaqet e këtyre 30% ne i paguajmë 100%, taksat i paguajmë 100%. Çfarë ndihmash kemi ne për çështjen e rrogave? Qeveria është vetëm shikues politikash. Kemi qeveri që merret vetëm me politikë, me konstatime sesa vetë kemi të infektuar, me politikë të madhe. Por problemet ekopnomike apo analiza se ku po shkon biznesi, çfarë po bëhet me ekonomitë që prodhojnë, cili është depresioni ekonomik i tyre, mbi këtë bazë nuk ka asnjë shifër dhe asnjë marrëdhënie ekonomike. Vetëm thuhet sesa qeveria ka hyrë në borxhe. Sot 90% e biznesit vuan nga depresioni ekonomik.”

Stefan Pinguli shtroi si zgjidhje për situatën e krijuar më shumë transparencë nga qeveria.

“Duhet të njihet e vërteta, duhet të ketë transaparencë, duhet të dimë se ku jemi, si po jetojmë. Duhet të mblidhemi të gjithë së bashku dhe të shohim se ku e kemi defektin. Të gjithë së bashku t’i kërkojmë ato gjërat me një logjikë. Duhet të shërojmë plagët tona, ju lutem qeveritarëve që të merren ekonomi. Ekonomia është baza e politikës. Ata duhet të ngrejnë një grup më të gjerë për të parë të vërtetat që ndodhin në biznese.”

Sipas Pingulit, në vendin tonë nuk diskutohet për ekonomi, por vetëm për politikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *