Nis sezoni futbollistik në Europë, kampionati francez hapi siparin ketë fundjave, me ndeshjen e PSG ndaj Trojes.

 

Sheikët e kanë nisur kampionatin e “Ligue 1” me fitoren kundër Troyes në transfertë. Ekipi i Poçetino fitoi në shifrat 1-2, ndërsa Hakimi realizoi që në debutim. Pas shkëlqimit me Inter, futbollisti 22-vjeçar po vazhdon që të tregojë kualitetin e lartë edhe ne Francë.

 

Ndërkohë, ishte Mauro Icardi që në minutën e 21 do të përmbyste shifrat, pasi vendasit kaluan të parët në avantazh me El Hajjam.

 

PSG vinte në këtë ndeshje pa disa nga yjet e saj si Di Maria, Neymar, Verati apo dhe përforcimi i verës si Sergio Ramos.

 

Në Francë po aludohet për trasferimin e shekullit, siç është Lionel Messi, i cili do të bënte që PSG të mos kishte me rival dhe kampionati francez të mbyllej pa nisur ende.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *