Starship nisi fluturimin e saj historik, por entuziasmi nuk zgjati shumë pasi raketa më e fuqishme e ndërtuar ndonjëherë shpërtheu pas nisjes. Lidhur me këtë moment historik ka reaguar edhe pronari i SpaceX, Elon Musk, i cili shkruan në Twitter se tentative e radhës do të jetë pas disa muajsh.

 

“Urime ekipi i SpaceX për një nisje testuese emocionuese të Starship! Mësuam shumë për nisjen e ardhshme testuese pas disa muajsh,” shkruan ai.

Starship shpërtheu disa minuta pas fluturimit, por inxhinierët ende e klasifikojnë nisjen si një sukses dhe thonë se do të shqyrtojnë të dhënat e mbledhura ndërsa punojnë drejt testit të ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *