Koronavirusi është vënë nën kontroll nga autoritetet në qytetin më të madh të Turqisë, Stamboll.

Ministri i Shëndetësisë në Turqi, Fahrettin Koca e krahasoi qytetin turk me Wuhanin e Kinës, aty ku shpërtheu edhe COVID-19. Sipas tij, epidemia është vënë nën kontroll duke monitoruar kontaktet e të infektuave, si dhe duke e trajtuar sëmundjen në fazën e saj të hershme.

Sipas tij, ekipi i ekspertëve janë duke u kujdesur në gjurmimin e rasteve te reja.  

“Stambolli ishte Wuhani turk. Virusi në këtë qytet është vënë nën kontroll duke monitoruar kontaktet e bëra nga një ekip ekspertësh, si dhe duke i trajtuar ato në fazat e hershme të sëmundjes.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *