Paolo Scaroni, Presidenti i Milanit deklaroi për Corriere della Sera se stadiumi i ri I përbashkët me Interin do të jetë gati në 2024.

“ Mendoj se jemi në rrugën e duhur. Kemi pasur disa qëndrime të kundërta me Komunën e Milanos, mirëpo besoj që gjithcka do të ecë përpara. Në fund të fundit interesi është i përbashkët pasi kemi të bëjme më nje projekt që do të punësojë 3 mijë njerëz. Pastaj do të jetë edhe stadium më I bukur në botë. Do të jetë gati për vitin 2024. Do të ketë edhe një fazë kur stadium do të jetë kompletuar dhe San Siro paralelisht me këtë gjë do të vazhdonë të jetë në këmbë” u shpreh Scaroni.

Per nje kohe te gjate pati debate te forta nese duhej ndertuar nje stadium krejtesisht i ri, apoduhej rindertuar San Siro, mirepo ne fund triumfoi varianti i pare.

Per te minimizuar shpenzimet u vendos te ndertohej serish nje stadium i perbashket, me jo me shume se 65 mije vende dhe qe do te kushtoje deri ne 650 milione euro.

Duke u rikthyer pastaj tek pjesa sportive që lidhet direkt me Milanin, Scaroni konfirmoi besimin absolut të presidencës tek administrator Gazidis.

Scaroni u shpreh besimplotë se projekti i Gazidis për lojtarë të rinj të talentuar do të ndërlidhet edhe me objektivin për të pasur një ekip konkurues për bërë revolucione të tjera në organike.

Ai u ndal edhe tek cështja “Maldini” duke zbuluar shumë pak në këtë pistë e duke deklaruar se qëndrimi apo jo i legjendës në klub, është një gjë që i takon vetë Maldinit të japë përgjigje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *