Subscribe

Sulmet terroriste vazhdojnë të tronditin Sri Lankën ashtu sikurse ishte paralajmëruar. Mëngjesin e sotëm janë gjetur edhe 15 trupa të tjerë të pajetë, mes tyre 6 fëmijë.

 

Pas 3 shpërthimeve të tjera në lindje të vendit, policia ushtarake u ndesh me disa terroristë të dyshuar se kishin lidhje me sulmin e të dielës së pashkëve që la pas 253viktima e qindra të plagosur.

 

Mbrëmjen e të premtes forcat ushtarake bastisën një vendstrehim të terroristëve. 4 persona të armatosur humbën jetën ndërsa janë sekuestruar eksplozivë, uniforma ushtarake, detonatorë, materiale për bomba dhe flamuj të ISIS.

 

Rreth 10,000 ushtarë janë në kërkim të të dyshuarve dhe mbi 70 individë janë arrestuar deri më tani. Policia bëri të ditur se deri janë identifikuar dhe po kërkohen 140 persona që kanë lidhje me sulmet e një jave më parë në kisha dhe hotele luksoze.

 

Edhe pse ISIS ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmet, autoritetet e inteligjencës ende nuk kanë arritur të vërtetojnë lidhjet e tij me grupin terrorist lokal.

 

Krishterimi dhe Islami janë fe të pakicave në Sri Lanka, duke përfshirë 10% të popullsisë së përgjithshme. Shumica dërrmuese identifikohen si budistë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *