Një tjetër futbollist ka ndërruar jetë në moshë të re. Mediat braziliane raportojnë se 26-vjeçari Gabriel Popo, shfaqi probleme shëndetësore mëngjesin e së dielës.
Popo aktivizohej në futbollin vendas te XV de Jaú, një ekip ky nga zona e São Paulo. Këtë të hënë raporti i Institutit Mjekësor Ligjor konfirmoi se ai vdiq nga një infarkt akut i miokardit.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, lojtari u gjet pa ndjenja në banesën e tij nga një shok skuadre dhe u dërgua në qëdnrën mjekësore Santa Casa de Jaú, por pa mundur dot të mbijetojë.