Spitali “Shefqet Ndroqi” reagoi pas vetëvrasjes së 65-vjeçarit Hasan Mira. Stafi i spitalit sqaroi se ai po trajtohej për pneumoninë e shkaktuar nga koronavirusi.

Por në asnjë rresht nuk përmendet nëse 65-vjeçari kishte probleme psikologjike.

“Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” shpreh dhimbjen për humbjen e jetës së 65-vjeçarit me inicialet H.M, i cili i dha fund jetës dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij në këto momente të vështira. 65-vjeçari ishte shtruar një ditë më patë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me pneumoni të shkaktuar si pasojë e virusit SARS COV2 dhe po trajtohej me terapinë e plotë të mjekimit. Duke shprehur edhe një herë dhimbjen për këtë ngjarje të rëndë, stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” siguron qytetarët se po vijojë të jetë në shërbim 24/7 për të garantuar shërbimin shëndetësor për pacientët që trajtohen në spitalin tonë.”

Hasan Mira u hodh  nga kati i katërt i spitalit të Sanatoriumit. Ai ishte vjehrri i ish-deputetit të PS, Gjetan Gjetani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *