Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia shprehet se tamponët vijojnë të jepen me racion dhe se kostot e kësaj praktike janë njerëzore.

Ai mori rastin e spitalit rajonal të Shkodrës, për të cilin tha se është në kolaps për shkak të mungesës së tamponëve.

“Tamponet vazhdojne te jepen me racion e deshtimi shoqerohet me propagande! Dhënia e tamponëve me racion, është një praktikë e ligë, e cila sado të mohohet, dikur do shpërthejë publikisht dhe kostot janë njerëzore. Po ndodh në Shkodër! Pas denoncimeve se Shkodra kishte 5 tamponë në ditë me racion, u bënë 6, një shifër tejet qesharake për popullsinë e zonës. Tashmë spitali rajonal i Shkodrës është në kolaps, me pacientë të dyshuar me Covid, e të testuar vetëm me skaner, që konfirmoi dyshimet e mjekëve. Shkak është mungesa e tamponëve, sepse nga 3-6 tamponë që i dërgohen Shkodrës janë një tallje, jo mbështetje në këtë situatë shpërthimi të virusit Korona.”

Në vend që të merren masa urgjente, shtoi Spahia, autoritetet po përpiqen për ta fshehur situatën, ndërsa solli në vëmendje videon e publikuar sot brenda spitalit Infektiv. Sipas tij, përmes atyre pamjeve  po krijojnë panik te qytetarët.

 “Eshtë modeli që Edi Rama vazhdon të ndjekë edhe në largim! Postohet video nga spitali infektiv për të krijuar panikun, të vetmen “punë” që di të bëjë mirë. E nga ana tjetër zhvendoset orari i raportimit ditor të situatës së Covid-19, nga paradite në pasdite, në mënyrë që të riparohet disi sa për fasadë, realiteti i mungesës së tamponëve! Si ka mundësi që të vazhdohet me të njëjtën praktikë, e cila rezultoi një dështim spektakolar dhe këtë e dëshmojnë cdo ditë shifrat që shpallen, ato që i kontrollojnë vetë autoritetet? Ky dështim në menaxhimin e Covid-19 ka vetëm një emër: Edi Rama. Sic kemi bërë që në muajin mars, nuk do lodhemi së përsërituri, se duhet rritur patjetër, e sa më shumë numri i testimeve, sidomos në kushtet kur të gjithë i janë kthyer normalitetit, edhe të stinës, pushimeve! Eshtë e papranueshme që vatrat të shfaqen cdo ditë, edhe në spitale, sepse njerëzit nuk testohen e lihen në mëshirë të fatit! Maskat e higjiena mbeten një sakrificë e njëanshme e qytetarëve, nëse autoritetet shëndetësore nuk bëjnë detyrën e tyre: testim e gjurmim, intensiv madje në këtë fazë! Shpenzimi i energjive për të mbuluar dështimin me propagandë është kriminal! Propaganda të kushton më shtrenjtë sepse rrezikon jetë njerëzish!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *