Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia ka reguar sërish lidhur me rritjen e të infektuave nga COVID-19, mes të cilëve rezultojnë të prekur edhe dy mjekë.

Sipas ish-deputetit, kjo shifër tregon sa i pambrojtur është personeli shëndetësor në vend dhe sa të  të rrezikuar janë pacientët. Për këtë situatë, Spahia fajëson qeverinë, për të cilën theksoi se nuk është interesuar për respektimin e masave të distancimit social në institucionet publike të kujdesit shëndetësor

“23 të infektuar të rinj sot dhe ajo që nuk thuhet është se një vatër infeksioni po zgjerohet në Tiranë, ajo e institucioneve shëndetësore publike. Pas QSUT, janë 2 mjekë që rezultojnë të prekur me Covid në Qendrën Shëndetësore nr.9, të infektuar nga pacientët. Kjo tregon se sa i pambrojtur është personeli shëndetësor në vend, e sa të rrezikuar janë pacientët, që mund të infektohen nga vetë mjekë të prekur nga Covid! Kjo të paktën sipas shifrave që publikon qeveria! Dhe fajin nuk e kanë qytetarët, por e vetmja përgjegjëse është vetë qeveria. Pas rasteve të fundit në QSUT e tani edhe në Qendrën Shëndetësore nr.9, dukshëm qeveria që ka miratuar masa drastike deri në burgosje për shkelësit e rregullave të distancimit social, nuk e ka carë kokën për to në institucionet publike të kujdesit shëndetësor!”

Ai iu drejtua ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu se është përgjegjëse për përhapjen e virusit

“Pra rregullat dhe burgu për qytetarët, por jo për vetë ministrinë e shëndetësisë të parën, e cila qëllimshëm apo nga injoranca ka neglizhuar vetë zbatimin e rregullave! Zonja ministre, cfarë je duke bërë ? Si mund të shndërrohen në vatra infeksioni spitalet apo qendrat shëndetësore ? Si mund të mos zbatosh vetë rregullat, që i vendos për të tjerët ? A nuk i detyron edhe dentistët që të investojnë për të patur supermbrojtje në punën me pacientin(dhe mirë bën), por pse dreqin nuk e bën vetë në institucionet publike ? Sipas ndryshimeve që vetë ke propozuar në kodin penal, je përgjegjëse për përhapjen e virusit, minimumi për neglizhencë kriminale!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *