I menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit Edi Rama për kryedemokratin Lulzim Basha.

 

Pas sulmeve të këtij të fundit për menaxhimin e pandemisë dhe situatën në spitale, Rama mohoi akuzat.

 

Kryeministri shpjegoi në “Twitter” se spitalet nuk janë në kolaps, ndërsa Bashës it ha se po përhap panik.

 

“Lulëzim është jo vetëm e kotë po edhe e ulët rrekja jote për ta bërë Covidin pjesë të frontit qesharak opozitar!Kjo luftë është e vështirë për çdo shtet, s’ka si të jetë e lehtë për Shqipërinë,por spitalet Covid nuk janë aspak në kolaps siç predikon ti dhe lufta vazhdon papushim! Ti synon panikun dhe çoroditjen me dizinformimet e përditshme, por kjo sjellje mizerabël prej kalamai të llastuar që do me çdo kusht lodrën e vet, do të të kthehet mbrapsht si një shuplakë më shumë nga ky popull që nuk e bën dot për budalla, as ti,as Mona,as Likja e as Saliu!”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *