Ka nisur puna për spitalin e ri në Milano që do të jetë I gjithi në funksion të situatës emergjente nga koronavirusi. Hapësirat e reja për dhomat e terapisë intestive do të ndërtohen në ambjentet e impiantit sportive në pronësi të Universitetit Vita-Salute San Raffaele.

Deri pak javë më parë kjo godinë shërbente për salla sportive të Universitetit të Mjekësisë, konkretisht lojërat me dorë.

Por për shkak të emergjencës së madhe nga COVID-19 dhe faktit që në Lombardi ka alarm për hapësirat e terapisë intensive si pasojë e fluksit të pacienteve, u mendua që kjo struktura të kthehej ne spital.

 

Punimet do të mbarojnë në kohë rekord falë edhe fondeve të mbledhura në një kohë po kaq rekord nga cifti I famshëm Chiara Ferragni ( sipermarrese, blogere dhe influencuese)  dhe apartneri i saj Fedez, raporton Vizion Plus.

 

190 mijë njerez që iu bashkuan fushatës së mbledhjes se fondeve kanë grumbulluar në total 3.8 milione euro.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *